×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lokalet 2025 / Kandidati i PDK-së

    Ismaili për Spitalin e Prishtinës: E kam nisur si ministër do ta përfundoj si kryetar i kryeqytetit

    Reporteri
    09 Tetor 2025 | 22:49

    Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, në debatin për kryeqytetin ka folur për mungesën e spitalit të qytetit, duke e quajtur këtë një fatkeqësi të madhe për kryeqytetin.

    Ai tha se plani për ndërtimin e Spitalit të Prishtinës është përgatitur që në kohën kur ai ka qenë ministër i Shëndetësisë, por se asnjë nga kryetarët e Prishtinë që nga ajo kohë nuk e ka çuar përpara këtë projekt.

    Sipas Ismailit, qytetarët e Prishtinës po diskriminohen në trajtim, pasi QKUK i shërben gjithë Kosovës njësoj, ndërsa banorët e kryeqytetit shpesh duhet të presin për të marrë shërbimet bazike. “Atë që e kam filluar si ministër, do ta përfundoj si kryetar i Prishtinës,” tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!