Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, në debatin për kryeqytetin , ka theksuar se gara për Prishtinën po zhvillohet mes dy qasjeve të kundërta, një që është ndërtuar mbi konflikt, dhe tjetrën që ai përfaqëson, me zgjidhje të matshme e konkrete për problemet e përditshme të qytetarëve.

Sipas tij, konfliktet e vazhdueshme politike e kanë futur Prishtinën në një ngecje të thellë nga e cila qyteti nuk po arrin të dalë.

“Deshiroj të jem një kryetar që punon me të gjithë, pavarësisht partisë, mjafton të kenë ekspertizë,” tha Ismaili.

Reklamë