Paraditen e së hënës, Xhafer Tahiri i LDK-së krye në veti nënshkroi marrëveshje koalicioni me VV-në në Vushtrri për balotazhin e 9 nëntorit.
Në një postim të gazetarit Lirim Mehmetaj, ku ky i fundit kërkonte përjashtimin e Xhafer Tahirit nga LDK-ja, ka komentuar vëllai i tij, Ahmet Tahiri me një gjuhë krejtësisht të papërshtatshme e banale.
“E para Lirim koalicioni është punë parimi nëse e kupton dhe e dyta duhet me pas ko** me përjashtu dikë prej partisë”, shkruan vëllai i Xhafer Tahirit.
Lidhur me koalicionin në Vushtrri, nga LDK kanë thënë se është bërë pa autorizimin e tyre.
Në komunikatën e lëshuar për media, LDK tha se ky veprim është i pa vlerë dhe do të marrin masa pas përfundimit të garës lokale.
E ndaj Ahmet Tahirit, Prokuroria Themelore në Prishtinë më 10 tetor 2025 ngriti aktakuzë duke e ngarkuar me veprën penale “Keqpërdorimi i besimit”. Tahiri akuzohet se përfitoi kundërligjshëm 309 mijë e 542 euro nga kompensimi i ndarë nga ministria për të dëmtuarin Xhabir Kajtazin, të cilin po e përfaqësonte në një procedurë të rritjes së vlerës së shpronësimit.
/Reporteri.net/
