×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lokalet 2025 / Zëdhënësi

    KQZ: Cetifikimi i rezultateve pas përfundimit të ankesave

    Reporteri
    12 Janar 2026 | 11:26

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se është në pritje të përfundimit të shqyrtimit të ankesave që lidhen me administrimin e numërimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), si dhe të plotfuqishmërisë së vendimeve që mund të rrjedhin nga këto ankesa.

    Sipas KQZ-së, vetëm pas përfundimit të këtyre procedurave dhe zbatimit të vendimeve eventuale, Komisioni do të procedojë me certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve.

    Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi për Gazetën Online Reporteri.net, ka sqaruar se shpallja e rezultateve përfundimtare nuk e përmbyll procesin zgjedhor, pasi subjektet politike dhe kandidatët kanë të drejtë ankese.

    “Ankesat mund të parashtrohen fillimisht në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), e më pas çështjet mund të procedohen në Gjykatën Supreme. KQZ është e obliguar të presë vendimet përfundimtare të këtyre institucioneve, t’i zbatojë ato dhe vetëm pas kësaj të procedojë me certifikimin e rezultateve,” ka deklaruar zëdhënësi i KQZ-së për Reporteri.net.

    Katër ankesa në shqyrtim nga PZAP për zgjedhjet e 28 dhjetorit

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!