×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lokalet 2025 / Konferenca e KQZ-së

    Kurteshi: Lista Serbe organizoi tubim masiv në veri, qëllimisht shkruan të organizuar për votim për të shkaktuar probleme

    Reporteri
    12 Tetor 2025 | 11:59

    Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi, ka thënë se Lista Serbe ka mbajtur tubim masiv në raport me numrin e popullsisë që është në veri.

    Kurteshi po ashtu përmendi votimin në mënyrë të organizuar.

    “Në pjesën veriore të Mitrovicës, subjekti politik Lista Serbe ka organizu tubim para zyreve të veta që është thyerje e kodit të mirësjelljes sepse fushata zgjedhore ka përfundu me hapjen e vendvotimeve. Sot është mbajtë tubim, dhe atë masiv në raport me numrin e popullsisë. Po ashtu në mënyrë të organizuar kanë shkuar në qendra të votimit. Ne i kemi fotografitë ku qëllimisht janë bllokuar korridoret e qendrave të votimit për të shkaktuar incidente”, tha Kurteshi gjatë konferencës së KQZ-së. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!