×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lokalet 2025

    Rama: Qytetarët e Prishtinës dhanë sot mesazh të fortë e të qartë

    Reporteri
    12 Tetor 2025 | 22:18

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka dalë në konferencë për media bashkë me kreun e LDK’së, Lumir Abdixhikun, pas daljes së rezultateve të para.

    Rama tha se sot qytetarët e Prishtinës dhanë mesazh të fortë e të qartë. Sipas rezultateve të kësaj partie, Abdixhiku tha se nga 70 përqind e votave të numëruara, Rama është i pari me 36 përqind të votave.

    “Sot, qytetarët e Prishtinës dhanë mesazh të fortë e të qartë: Ne duam zhvillim, vizion dhe transformim në një qytet metropolitan. Prishtina është zemra e Kosovës, është motori i zhvillimit në çdo fushë dhe si e tillë duhet të jetë frymëzimi dhe fokusi i secilës qeverisje qendrore. Le të reflektojmë e bashkëpunojmë”, tha Rama./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!