×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lokalet 2025

    Rezultati në Mitrovicë, vjen reagimi i parë nga Vetëvendosja

    Reporteri
    12 Tetor 2025 | 21:51

    Nga Lëvizja Vetëvendosje kanë reaguar për herë të parë rreth rezultatit të zgjedhjeve në Mitrovicë të Jugut. Sipas KQZ’së, nga mbi 50 përqind e vendvotimeve të numëruara po prin Arian Tahiri i PDK’së me 49.12 përqind, pasuar nga Faton Peci i VV’së me 47.07 përqind.

    Ka qenë deputeti i PDK’së, Armend Muja, ai që ka bërë një reagim në Facebook.

    “Megjithatë ‘gomë rezervë’”, ka shkruar Muja, referuar deklaratës së kreut të VV’së, Albin Kurtit i cili para katër ditësh tha se PDK po garon në Mitrovicë “me gumë rezerve”.

    Sipas sondazheve këtë komunë e ka fituar pa balotazh Arian Tahiri./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!