Kreu i VV-së, Albin Kurti ka hedhur votën e tij në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Kurti para mediave tha se përveç qytetarë të Republikës, jemi edhe banorë të komunave, andaj u bëri thirrje kosovarëve që të dalin dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e votës.
“Sot është një ditë shumë e rëndësishme. Votojmë për të vendosur për katër vitet e ardhshme në komunat tona. Përveçse qytetarë të Republikës, jemi banorë të komunave, prandaj ftoj qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtën të bëhen hisedarë në zgjidhjen e problemeve që kanë”, tha Kurti para mediave. /Reporteri.net/