×
  • Lajme
  • Lajme

    Lot e mall: Gjyshi dhe gjyshja takojnë nipin e kthyer nga Siria

    Reporteri
    22 Prill 2019 | 20:03

    Këto përqafime plot mall, po ndodhin pas shumë vitesh distancë mes kësaj familje.


    Dy të moshuar po takojnë nipin dhe nusen e djalit të vrarë, pas kthimit të tyre nga Siria, shkruan Reporteri.net.

    Në këto momente me ndjenja të përziera për familjen, ata nuk duan të flasin para kamerës. Burri bën me dorë nga kamerat.

    Sidoqoftë, takime sikur ky fëmijë me gjyshërit e tij, të hënën patën edhe të tjerë që para tri netësh u kthyen nga zonat e luftës në Siri

    Ata gjatë gjithë ditës janë argëtuar mes vete duke luajtur në oborrin e “kampit” të tyre të ri, në Vranidoll të Prishtinës.

    E, gratë e kthyera, të hënën u intervistuan nga hetuesit kosovarë. Disa prej tyre paten edhe konsulta me psikologë.

    Ndryshe, këta 106 kosovarë të kthyer nga Siria nuk e dinë ende se sa kohë do të qëndrojnë të mbajtur në Qendrën për Mbajtjen e të Huajve në dalje te kryeqytetit. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!