×
  • Lajme
  • Lajme

    Lulzim Jashari lëshon mjekrën, sa shumë ngjanë me babain e tij, Ademin

    Reporteri
    12 Mars 2019 | 22:16

    Adem Jashari vazhdon të jetë figura më unifikuese e kosovarëve në historinë e re të tyre.


    Nuk ka odë në Drenicë por edhe shumë vende anë e mbanë Kosovës që nuk mbajnë një fotografi me figurën e tij, shkruan Reporteri.net.

    Mirëpo, shëmbëlltyra e Adem Jasharit tani po mishërohet edhe në figurën e të birit, Lulzim Jasharit.

    Ai ka lëshuar mjekër, duke marrë pamje thuajse si të babait, dhe një qëndrim kokëlartë.

    Lulzimi që është afër të 40-ave, gjatë kohës kur i vranë familjen jetonte në Gjermani. Tani ai viziton shpesh vendin për të cilin dhanë jetën familja e gjerë e tij.

    Ndryshe, marsi gjithmonë e gjen Kosovën në përkujtim të Jasharajve, e në fillim të këtij muaji shënohet po ashtu edhe Epopeja e UÇK-së. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!