Seanca për shqyrtimin e dytë të Projektligjit për Ndarjet Buxhetore për vitin 2026, ka nisur.
LDK ka thënë se në këtë buxhet nuk janë përfshirë amendamentet e propozuara nga ta.
Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku tha se janë propozuar 21 amandamente nga deputetët e kësaj partie. Ajo bëri thirrje që këto amandamente të përfshihen në projektbuxhet, në të kundërtën tha se nuk e përkrahin.
“Ne si grup parlamentar kemi paraqitur 21 amandamente dhe nuk kanë kaluar përmes komisioneve. Ne ju bëjmë thirrje të vëni amandamentet tona për votim në Kuvend sepse adresojnë probeleme reale të qytetarëve tanë. Përndryshe buxhetin nuk e votojmë si të tillë dhe nuk e përkrahim”, tha ajo. /Reporteri.net/