×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Seanca

    LVV e LDK e vazhdojnë seancën konstituive, Kujtim Shala zgjidhet nënkryetar i Kuvendit

    Reporteri
    13 Shtator 2026 | 10:44

    Ka nisur në Kuvend vazhdimi i seancës konstituive. Në seancë janë të pranishëm 82 deputetë, ata të Lëvizjes Vetëvendosje, të Lidhjes Demokratike të Kosovës, të Listës Serbe dhe disa nga komunitetet.

    Kryeparlamentaria Albulena Haxhiu e hodhi menjëherë për votim emrin e kandidatit të LDK-së për nënkryetar të Kuvendit, Kujtim Shala, i cili u zgjodh në këtë pozitë me 75 vota pro.

    Pas votimit, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, e uroi Shalën për pozitën e re.

    Ndryshe, deputetët e PDK-së dhe Aleancës nuk po marrin pjesë në këtë seancë. Në seancë, bashkë me deputetët e LVV-së e LDK-së janë veç deputetët e Listës Serbe dhe disa të komuniteteve tjera jo-shumicë.

    Seanca është duke vazhduar me propozimet dhe votimin e nënkryetarit nga radhët e Listës Serbe.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!