Analisti Shkëlzen Maliqi ka reaguar pasi presidentja Osmani njoftoi se i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për masë të përkohshme për pezullim të afatit 30 ditor.
Sipas Maliqit, me këtë veprim Osmani po ia zgjat Kurtit bllokadën dhe vetes gjasat për një mandat të dytë.
“Osmani në panik lyp pezullim afati me ja zgjatë Kurtit bllokadën dhe vetës gjasat për mandat të dytë. Cfarë gardiane koti!”, ka shkruar ai.
Ndryshe, Osmani në konferencën për media ka theksuar se vendi është në një situatë krize, dhe se nëse konstituimi i Kuvendit s’ndodh brenda afatit 30 ditësh nga Gjykata Kushtetuese, atëherë pasojat mund të jenë të pariparueshme.
Për shkak se jeta institucionale në vend është në “situatë të paprecedentë”, Presidentja delaroi se ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Kushtetutese për të kërkuar sqarime për pasojat juridike të mos respektimit të afatit për konstituimin e Kuvendit.
Madje krahas kësaj ajo ka kërkuar nga Gjykata Kushtetutese edhe pezullimin e afatit 30 ditësh për konstituimin e Kuvendit, pasi siç tha ajo është një mundësi që të shmanget futja e institucioneve në bllokadë të pafundme.