Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me kryeshefen ekzekutive të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Alice Albright, njëherit edhe vajza e ish-Sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright.

Siç ka njoftuar vetë Osmani duke shpërndarë fotografi, me të ka diskutuar për bashkëpunimin në sektorin e energjisë, shkruan Reporteri.net.

Osmani ka thënë se mbesin të përkushtuar për Programin Kompakt, i cili tha se është investimi më i madh në Kosovë në fushën e energjisë. Ky kap vlerën prej 236.7 milionë dollarë amerikan.

Reklamë

 

Reklamë