×
  • Lajme
  • Lajme

    Marrëveshja e Romingut e Kosovës me vendet e Ballkanit, hyn në fuqi nga korriku

    Reporteri
    04 Prill 2019 | 17:22

    Koordinatori Nacional i Ballkanit Perëndimor dhe Këshilltar i Kryeministrit Gazmend Abrashi ka njoftuar se marrëveshja e romingut në mes Shteteve të Ballkanit Perëndimor hyn në fuqi nga korriku i këtij viti.


    “Sot në Beograd, u nënshkrua marrëveshja e romingut në mes të Shteteve të Ballkanit Perëndimor. Qytetarët e Kosovës nga Korriku i këtij viti suksesivisht do të paguajnë më pak llogaritë e telefonit në drejtim të këtyre shteteve”, ka shkruar Abrashi në facebook.

    Këtë marrëveshje Kosova dhe vendet tjera të Ballkanit Perëndimorë e kanë nënshkruar gjatë Samitit Digjital të Ballkanit Perëndimor që po zhvillohet në Beograd.

    Në marrëveshje është hedhur nënshkrimi i gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor: Kosovës, Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Bosnjës e Hercegovinës si dhe Serbisë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!