×
  • Lajme
  • Lajme

    Marrja e ryshfetit nga punëtorja e QKUK-së, kështu u kap në flagrancë

    Reporteri
    03 Prill 2019 | 16:26

    Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka, njofton opinionin se Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës–Departamenti Kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, më 02.04.2019, ka arrestuar të pandehurën me inicialet F.C., punëtore në QKUK, për shkak të dyshimit se e njëjta ka kryer veprat penale, “Marrje e ryshfetit” nga neni 428 të KPRK-së dhe “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 par.1 të KPRK-së, transmeton Reporteri.net.


    Arrestimi është bërë gjatë aplikimit të Masave Teknike të Vëzhgimit dhe të Hetimit, ku e pandehura F.C., është zënë në flagrancë duke pranuar para nga e dëmtuara N.N., në oborrin e QKUK-së.

    “E pandehura kishte kërkuar para nga e dëmtuara për përshpejtimin e rregullimit te disa dokumenteve mjekësore, me qellim që e dëmtuara të aplikoj në institucionet si viktimë civile e luftës”, thuhet në njoftim.

    Prokuroria ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës ndaj të pandehurës, në Gjykatën Themelore të Prishtinës. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!