×
  • Lajme
  • Lajme

    Masakra në Malin e Zi, policia zbulon kronologjinë e ngjarjes me 10 viktima

    Reporteri
    13 Gusht 2022 | 20:59

    Administrata e policisë njoftoi se çfarë ndodhi kronologjikisht në Cetinje kur Vuk Borilović kreu një masakër të paparë ndonjëherë për vendin fqinj.

    Policia ka thënë se shërbimi kujdestar i Sektorit të Sigurimit të Cetinjës në orën 15:30 është njoftuar nga disa qytetarë se në qytezën Medovina janë përdorur armë zjarri.

    “Gjithashtu, në bazë të veprimeve zbuluese të kryera deri më tani, përfshirë deklaratat, përkatësisht informacionet e grumbulluara, rezulton se rreth orës 15:30 ka pasur një bisedë telefonike me një person tjetër, identitetin e të cilit do ta zbulojmë, ka njoftuar se në shtëpinë e tij ka marrë jetën e familjes që jetonte me të, bashkë me dy fëmijëve të mitur”, sipas policisë.

    Policia bën me dije se në vendin e ngjarjes janë dërguar menjëherë policët në dispozicion, të cilët kur kanë arritur në afërsi të Medovina kanë dëgjuar të shtëna armësh, britma dhe zhurmë.

    Dëshmitarët flasin rreth tragjedisë në Mal të Zi – tregojnë edhe motivin e mundshëm të vrasjes së 11 personave

    “Në të njëjtën kohë, i dyshuari ka përdorur armë zjarri ndaj policëve të cilët për shkak të plotësimit të kushteve ligjore janë kundërpërgjigjur duke përdorur armë zjarri. Më pas policët kanë gjuajtur rreth 20 predha, në drejtim të autorit të krimit të rëndë”, shton policia.

    Nga policia theksojnë gjithashtu se gjatë shkëmbimit të zjarrit në këtë ngjarje, një polic ka mbetur i plagosur në pjesën e kokës.

    “Nga masat dhe veprimet e deritanishme rezulton se njëra prej predhave të shkrepura nga punonjësit e policisë ka goditur V.B dhe e ka plagosur rëndë. Pas përdorimit të alternuar të armëve të zjarrit nga punonjësit e policisë dhe V.B, nuk ka pasur më përdorim të armëve nga V.B. Këtë e vërteton edhe deklarata e dëshmitarit i cili ka folur në telefon me V.B rreth orës 15:50, pra rreth njëzet minuta pas bisedës së mëparshme telefonike të kryer nga V.B. Ai, telefonoi dhe tha se V.B ka marrë jetën e një numri të madh personash dhe se është i plagosur rëndë dhe se mendon se nuk do të mbijetojë”, thuhet në njoftim.

    Nga policia sqarojnë se nuk kanë lëshuar komunikata për media “për arsye objektive”, gjegjësisht derisa nuk janë vërtetuar faktet dhe pasojat e këtij akti të rëndë.

    Hapi derën e i vrau fëmijët në sy të nënës, dalin detaje të rënda të masakrës në Mal të Zi

    “Gjithashtu besojmë se ishte e vetmja qasje e përgjegjshme, sidomos duke pasur parasysh se publikimi i çdo informacioni të verifikuar mjaftueshëm mund të kishte sjellë pasoja negative.

    Gjithashtu, menjëherë pas denoncimit në polici, bënë të mundur bllokimin e një pjese të zonës me qëllim mbrojtjen e qytetarëve dhe krijimin e parakushteve për funksionimin e njësisë taktike, procedura e ka filluar angazhimi i njësisë speciale taktike (PTJ) dhe ndërkohë ka ndodhur vdekja e V.B.

    Do përcaktohen rrethanat, nëse vdekja ka ardhur si pasojë e plagosjes së rëndë apo gjuajtjes së mëpasme nga një shtetas. Në këtë kuptim, Policia ka të dhëna dhe indikacione të caktuara që janë duke u kontrolluar”, kanë thënë nga policia.

    Si ndodhi masakra në Malin e Zi?

    Një konflikt për qiranë e banesës shkaktoi 10 viktima dhe 6 të plagosur mbrëmjen e së premtes në Malin e Zi. Për këtë ngjarje të rëndë, qeveria malezeze ka shpallur tre ditë zie. Autori 34-vjeçar, Vuko Boriloviç hyri në banesën e qiramarrësve të tij rreth orës 15:30 dhe vrau një fëmijë 11 vjeç. Pas tij vrau edhe vëllain tre vjet më të vogël dhe plagosi nënën e tyre, të identifikuar si Natasha Pajoviç.

    Pas ngjarjes telefonoi bashkëshortin e saj Millosh Martinoviç për t’i rrëfyer krimin duke i thënë: “Unë kam vrarë familjen tënde dhe timen”. Në 45 minutat e ardhshme, në një distancë totale prej 80 metrash nga shtëpia e tij në qytetin Cetinje, vrau dhe 7 të tjerë.

    Pasi përfundoi telefonatën me Martinoviç, me armë gjahu në dorë, hyri në shtëpinë e fqinjëve të tjerë duke vrarë të moshuarit Danijela dhe Dimitrije Dreçun dhe plagosi rëndë nipin e tyre Aleksandar Dreçun. Më pas vrau dhe djalin e tyre Rajko Dreçun, i cili vrapoi menjëherë drejt shtëpisë kur dëgjoi të shtënat.

    Masakra nuk përfundoi këtu. 34-vjeçari vrau edhe fqinjin Milan Mitroviç dhe dajën e tij Goran Gjurishiç dhe më pas, duke zbritur në rrugë, nuk ndali të shtënat dhe qëlloi për vdekje fqinjët Aleksandra dhe Danijela Radunoviç.

    Përveç nënës që ishte qiramarrëse në shtëpinë e tij, plagosi edhe katër persona të tjerë dhe policin Ljubisha Maksimoviq. Ndonëse ishte i rrethuar nga policia, autori nuk pranonte të dorëzohej. Sipas mediave malazeze, ndërhyri një prej fqinjëve i cili nga mediat e huaja është identifikuar si Nenad Neno Kaluđerović i cili e qëlloi me 5 plumba duke i shkaktuar vdekjen.

    Tragjedi në Mal të Zi, mbi 10 të vrarë, eleminohet edhe sulmuesi

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!