×
  • Lajme
  • Lajme

    Shpërthimi i rasteve me COVID-19, Qeveria vendim për mbyllje të lokaleve të gastronomisë

    Reporteri
    05 Korrik 2020 | 14:44

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, në një konferencë për medie ka bërë të ditur masat e reja parandaluese për përhapjen e koronavirusit.


    Hoti ka njoftuar se të gjitha lokalet e gastronomisë do të mbyllen nga ora 21:00 deri në 05:00 të mëngjesit, shkruan Reporteri.net.

    Jashtë këtij kufizimi, në sektorin e gastronomisë lejohet vetëm puna në hapësira të hapura dhe shërbimin Take Aëay (Merr me vete).

    Këto masa të reja u morën pas takimit të kryeministrit Hoti me drejtuesit e institucioneve shëndetësore të Kosovës dhe pritet të votohen në mbledhjen e Qeverisë që do mbahet në ora 15:00.

    Ky takim vjen në kohën kur në Kosovë, është rritur numri i të infektuarve nga koronavirusi dhe rastet e vdekjeve nga ky virus.

    Vetëm gjatë pesë ditëve të fundit janë regjistruar 557 raste të reja me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi. Vetëm gjatë të shtunës, autoritetet kanë konfirmuar se nga sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi, kanë vdekur tetë pacientë.

    Gjatë ditës, mediat kanë raportuar se edhe pesë pacientë kanë vdekur nga koronavirusi, teksa aktualisht në Kosovë janë 66 raste të konfirmuara të vdekjeve nga ky virus. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!