×
  • Lajme
  • Lajme

    Masat emergjente për luftimin e pandemisë, Qeveria e Kosovës do të porosisë mbi 100 mijë teste për COVID-19

    Reporteri
    05 Korrik 2020 | 14:40

    Kryeministri Avdullah Hoti në një konferencë për media ka njoftuar se Qeveria e Kosovës do të nisë procedurën për blerjen shtesë të 100 mijë testeve virologjike për Covid-19.


    Kjo si masë urgjente, pas përhapjes masive dhe rritjes së numrit të të vdekurve nga pandemia, në vend, gjatë ditëve të fundit, shkruan Reporteri.net.

    Po ashtu, ai ka bërë të ditur se brenda javës do të licencohen edhe laboratorët privat që plotësojnë kushtet për kryerjen e testeve virologjike për Coronavirus.

    Nder tjera masat janë:

    1. Kapacitete shtesë me shtretër dhe pajisje duke riorganizuar klinikat e QKUK, spitalet rajonale dhe spitalet private të japin shtretërit e tyre në funksion

    2. Shpejt, të blejmë edhe 7 aparatura shtesë të testimit, 1 për institutin dhe 6 për qendrat rajonale

    3. Riorganizim dhe mobilizim i personelit shëndetësor, sidomos në mikrobiologji dhe infermieri

    4. Testim virologiik, deri 500 teste brenda ditës

    4. Brenda javës licencim i klinikave private. Plus 100 mijë teste shtesë virologjike. Teste virologjike 100 mijë, vaksina sezonale 500 mijë

    6. Nga sonte në Prishtinë, Ferizaj, Vushtrri dhe Prizren, nga 21:00 deri në 5:00 – kufizim i lëvizjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!