Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka shpallur tender në vlerë prej 3.5 milionë euro për ndërtimin e një shkolle fillore në Prishtinë, shkruan Reporteri.net.
Në njoftimin për kontratë të publikuar në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurorimit Publik, figuron se kohëzgjatja e kësaj kontrate është 36 muaj apo tri vite.
Tek pjesa e kritereve, theksohet se operatori ekonomik duhet të ketë qarkullim në tri vitet e fundit, së paku 7 milionë euro.
“Kapital financiar të mjaftueshëm për realizimin e kontratës në vlerë financiare se paku 300,000.00 Euro (ne rast të konsorciumit lideri i grupit duhet te kete min. 50% te mbeshtetjes bankare)”, thuhet në njoftim.
Kriter tjetër është që operatori ekonomik të ofrojë dëshmi se ka përfunduar me sukses kontrata të natyrës së ngjashme tri vitet e shkuara për periudhën deri në publikimin e njoftimit për kontratë
“ Kontratat e paraqitura (natyrës se ngjashme) duhet të paraqesin vlerën e se paku 5,250,000.00 Euro. Lideri i grupit duhet te kete min. 50%”, theksohet në njoftim.
Afati i fundit për dorëzim të ofertave për këtë tender është 16 gushti, kur edhe do të bëhet hapja e tenderëve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.