Matoshi kapet keq: Dikur vajtonte migrimin, si qeveritar mohon se ka ikje

Gjatë ditës së djeshme u publikua një hulumtim i cili flet për një valë të re të ikjeve të kosovarëve nga vendi.


Duke u bazuar gjithmonë në fakte, hulumtimi në fjalë flet për një eksod të ri derisa shumë të rinjë braktisin vendin për një jetë më të mirë drejt shteteve të ndryshme të Bashkimit Evropian.

Ndërkohë, që pas këtij hulumtimi të Indeksonline ka reaguar Halil Matoshi, këshilltar i kryeministrit Ramush Haradinaj.

I njëjti duke lënë me qëllim në ‘mjegull’ faktet që flasin për ikjet e reja, pritjet e gjata para ambasadave si dhe ambiciet e të rinjëve për një jetë më stabile në perëndim, Matoshi i ka quajtur ‘shpifje dhe me ndikim rus’!

Çuditërisht, Matoshi ka ndërruar si ‘nata me ditën’, ikja e djemve dhe e vajzave të reja nuk e ngacmon më emocionalisht.

“Po, sigurisht që ato janë pamje të cilat nuk dalin lehtë prej vëmendjes së njerëzve, janë pamje që vijnë kryesisht prej shoqnive të pabame, ose prej shoqnive që po shpërbëhen në esencë sot”, pati thënë ai në Rtv 21 vite më parë, transmeton Indeksonline.

Megjithatë, vlen t’ia kujtojmë Matoshit se për valën e njejtë të ikjeve e cila pati ndodhë përgjatë viteve 2014-2015, ai dikur qante!

Apo ndoshta, atëherë e ndientë më shumë dhimbjen dhe mllefin e qytetarëve, pasi nuk kishte ndonjë post zyrtar sikur tashti ?!

Intervista e realizuar tre vite më parë e tregon një ‘Lilë’, krejtësisht më ndryshe- fatkeqësisht!

Intervista nga 04:26 deri 07:46

Matoshi ishte më largpamës derisa si analistë hidhte akuza kundrejt qeverisë së Hashim Thaçit, e që për të kishte premtime të mëdha e aspak realizime.

“Mirëpo, çështja- problemi i refugjatëve më të ri të Kosovës konsiston në fakin se dy mandate qeverisje të PDK-së të Thaçit ka pas shumë premtime të mëdha për vende pune, thjesht për zhvillim, emancipim shoqëror, thjesht premtime tepër të mëdha për me u lakmu, ndërkaq puna ka qenë zero”, ka vlerësuar tutje ai atë kohë.

Matoshi fliste më shumë nga këndi i qytetarëve, derisa tashti jep përshtypjen se nuk di të japë këshillat e duhura as në qeverinë Haradinaj, dhe tinëzisht mundohet t’i fshehë shifrat e migrimit.

Skenat e njëjta të ikjeve, atë kohë Matoshi i quante sa të mjerueshme aq edhe trishtuese!

“Njerëzit filluan me u ftofë se në këtë vend ose një ditë ka me u ba mirë dhe ja mësynë udhëve të ndryshme sidomos kanaleve që shpinë në perëndim kah serbia përkatësisht nga Hungaria. Atje ka pas skena tristuese, por edhe ka pas shumë fotografi të fuqishme në kuptimin që shfaq një mjerim, një krizë të thellë”, deklaron Matoshi.

Sipas tij, nga gjithë kjo fatkeqësi dikush ia sheh ‘hajrin’, duke i shpëtuar këtij kolapsi total.

“Në anën tjetër dikush në këtë fatkeqësi ja ka pa hajrin, sepse jo të gjithë janë kthy në vend dhe madje ka informacione se shumë nga ta kanë nisë të punojnë qoftë në të zezën atu-këtu si Gjermani, Zvicër e Francë se në një farë mënyrë ose tjetrën janë rehatu. Së paku e kanë një jetë të dinjitietshme sidomos djemtë e ri, njoh personalisht të tillë që punojnë dhe i kanë shëptuar këtij kolapsi total të shoqërisë tonë”, vlerësoi tutje ai.