×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbërrin në Kosovë për varrim trupi i pajetë i 7 vjeçarit që u vra në Zvicër

    Reporteri
    23 Mars 2019 | 12:20

    Trupi i pajetë i të riut Ilias Mahmuti ka mbërritur në Kosovë nga Zvicra, bashkë me familjen e tij.

    Pas pak atij do t’i jepet lamtumira e fundit dhe do të varroset në varrezat e qytetit të Gjilanit në orën 12:00.

    Shtatë vjeçari, Ilias Mahmuti, u privua nga jeta ditë më parë në Zvicrës, nga një grua 76 vjeçare, për të cilën dyshohet se ka probleme mendore.

    Zviceranja e kishte sulmuar me thikë vogëlushin nga Gjilani.

    Autoritetet zviceranë janë duke e hetuar rastin që i mori jetën të riut nga Kosova.

    Ky rast ka tronditur të gjithë, si në Zvicër po ashtu edhe në Kosovë.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!