×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbrëmë në Kosovë u kthyen edhe nëntë fëmijë prindërit e të cilëve u vranë në Siri

    Reporteri
    20 Prill 2019 | 10:43

    Në mesin e të kthyerve mbrëmë nga zonat e konfliktit janë edhe 9 fëmijë, prindërit e të cilëve janë vrarë gjatë luftimeve në Siri, këtë e ka bërë të ditur Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj në një konferencë për media, shkruan Reporteri.net


    Ai ka treguar se në total janë kthyer 110 persona prej tyre 4 luftëtarë, 32 gra dhe 74 fëmijë, në mesin e tyre janë 9 fëmijë pa prindër.

    Këta persona kanë arritur në aeroportin e Prishtinës rreth orës 23:00 mbrëmë.

    Personat e kthyer janë dërguara në qendrën e azilkërkueseve në Vranidoll, komuna e Prishtinës.

    Ndryshe, rreth 80 kosovarë llogaritën të jenë vrarë gjatë luftimeve në Siri e Irak, derisa si xhihadistë i ishin bashkuar organizatave terroriste ISIS e Al-Nussra.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!