Mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi, ka kërkuar nga Gjykata Speciale, lirimin me kusht të këtij të fundit në rastin kundër administrimit të drejtësisë.
Në kërkesë thuhet se, ish-presidenti Thaçi nuk paraqet rrezik të arratisjes, dhe se, ai ka ofruar garanci financiare prej 50 mijë eurosh për të siguruar lirimin e tij.
Sipas parashtresës së dorëzuar më 6 korrik 2026, mbrojtja argumenton se Thaçi nuk paraqet rrezik arratisjeje dhe se garancia financiare është një arsye shtesë që ai të lirohet deri në përfundimin e procesit gjyqësor.
Në dokument thuhet se 25 mijë euro të garancisë sigurohen nga njëri prej vëllezërve të Hashim Thaçit, ndërsa 25 mijë eurot e tjera nga dy miq të afërt të tij. Mbrojtja ka bashkëngjitur deklaratat e tyre, dokumentet e identifikimit dhe dëshmi bankare që vërtetojnë disponueshmërinë e shumës.
Në kërkesë propozohet që lirimi të kushtëzohet edhe me masa të tjera, përfshirë dorëzimin e pasaportës, ndalimin e largimit nga Kosova pa lejen e gjykatës, paraqitje të rregullta në polici dhe ndalim të kontakteve me dëshmitarë apo bashkë të akuzuar./Reporteri.net/
