×
  • Lajme
  • Lajme

    Më 8 prill në Pejë mbahet Panairi i Punës

    Reporteri
    03 Prill 2019 | 18:42

    Të hënën, më 8 prill 2019 në palestrën e sporteve “Karagaqi” në Pejë do të mbahet Panairi i Punës, transmeton Reporteri.net.


    Panairi i Punës organizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Agjencinë e Punësimit të Republikës së Kosovës (APRK), Komunën e Pejës dhe Zyra Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ), njofton komunikata.

    Për punëkërkuesit – Panairi i Punës është vendi i cili ofron informata për mundësitë e punësimit dhe praktikës në punë, dhe informata për trajnime e aftësime profesionale.

    Regjistrohu si punëkërkues/e këtu: https://bit.ly/2EoBiVt

    Për kompanitë dhe organizatat – Panairi i Punës është vendi ku mund të shpallin vendet e lira të punës apo praktikës në punë. Gjatë panairit kompanitë/organizatat gjithashtu mund të intervistojnë dhe vlerësojnë kandidatët potencial për punë apo praktikë në punë.

    Regjistrohu si kompani apo organizatë këtu: https://bit.ly/2VbDVPQ

    “Së shpejti do të postohen pozitat e hapura për punë dhe punë praktike nga kompanitë dhe organizatat që do të marrin pjesë në këtë panair. Më datën 8 prill 2019 (e hënë), ju presim të na vizitoni dhe përfitoni nga mundësitë që ofrohen në këtë panair”, thuhet në komunikatë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!