Shoqëria civile në bashkëpunim me Teatrin e Ëndrrave organizon marsh qytetar për drejtësi me datë 9 maj në përkrahje të “Grupit Kumanova”, shkruan Reporteri.net.
“Ju ftojmë që me 09 Maj 2019, të marshojmë për drejtësi duke kërkuar nga institucionet mbarëkombëtare të shtojnë presionin ndaj Maqedonisë së Veriut për Grupin ‘Kumanova’. Takohemi të enjten para Kuvendit Komunal Suharekë, në orën 17:00”, thuhet në njoftim.
Më tej thuhet se rigjykimi dhe ekstradimi janë e drejtë elementare.
Kujtojmë se më 2 nëntor të 2017-tës prokuroria në Maqedoni ka dhënë fjalën përfundimtare ndaj grupit të Kumanovës, për veprën terrorizëm dhe organizatë terroriste.
Shtatë pjesëtarë të Grupit të Kumanovës janë dënuar me burg të përjetshëm, ndërsa të tjerët me 746 vjet burg, ndërkohë që vetëm katër prej tyre janë liruar nga aktakuza.
Shumica e të dënuarve janë shtetas të Kosovës, të cilët edhe llogaritët si organizatorët të ngjarjeve tragjike në Lagjen e Trimave në Kumanovë. Në luftimet e 9 dhe 10 majit të vitit 2015 në lagjen e trimave në Kumanovë ishin vrarë 8 pjesëtarë të forcave policore dhe 10 pjesëtarët të grupit të armatosur. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.