×
  • Lajme
  • Lajme

    Mediat serbe: Vajzat shqiptare që nuk mund të martohen, familjet i shesin për çobanët serbë për 2 mijë euro

    Reporteri
    04 Prill 2019 | 9:20

    Fenomeni i “shitjes” së vajzave shqiptare tek serbët po vazhdon akoma të jetë i pranishëm. Shuma për të cilën këto vajza shiten zakonisht sillet rreth dy mijë dhe tre mijë euro.


    Mediat serbe të cilat vazhdimisht i japin vëmendje të madhe kësaj çështje së fundi shkruajnë se vajzat shqiptare që nuk kanë arritur të futen në martesë, shiten nga familja e tyre për fshatarët dhe çobanët serbë për disa mijëra euro, transmeton Reporteri.net.

    Në shkrimin e fundit të gazetës “Kurir”, ish-zyrtari i sigurimit shtetëror Bozhidar Spasiq, thotë se vitet e fundit, prania gjithnjë e në rritje e fenomenit të shqiptareve që “blihen” nga serbët është bërë gjithnjë e më e zakonshme.

    “Gjithçka ka ndryshuar, prandaj sot më së shumti tregtohen vajzat nga Shqipëria. Ato vijnë nga Kukësi dhe qytete të tjera shqiptare, dhe çmimet tani variojnë nga 2.000 deri në 3.000 euro. Më parë këto shifra ishin më të larta, por ka ardhë deri te ngopja në atë treg të zi, sepse shqiptarët po shkojnë drejt Perëndimit ku kërkojnë gra që do t’u sigurojnë letra, punë dhe qëndrim”, thotë ai.

    “Pra, ka gjithnjë e më shumë vajza në Shqipëri, në perëndim të Maqedonisë Veriore dhe në Kosovë që nuk mund të martohen, kështu që prindërit i japin për para për fshatarët dhe çobanët serbë”, shton Spasiq.

    Ai zbulon se në familjet rome shiten edhe vajzat nga dhjetë deri në dymbëdhjetë vjeç.

    “Këto vajza blihen për martesë, sepse, siç thonë blerësit, ato “garantojnë pastërtinë”. Nëse vijnë njerëz të pasur që punojnë në vendet perëndimore, çmimi për martesat e kontraktuara shkon në mijëra euro”, thotë ai. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!