×
  • Lajme
  • Lajme

    Merrini bikinit dhe nisuni për plazh, temperaturat si në verë

    Reporteri
    22 Mars 2019 | 9:14

    Fushat anticiklonike që ndodhen mbi Europë qëndrore do të shtrihen mbi rajonin tonë, duke kushtëzuar mot stabil, nga dita e premte me kthjellime dhe me diell.

    Ndërkohë masat e ftohta ajrore që depërtuan mbi vendin tonë gjatë natës së shkuar, gradualisht do të zëvendësohen me masa të ngrohta ajrore nga Mesdheu, ku në fundjavë do të sjellin mot të ngrohtë, transmeton Reporteri.net.

    Sipas parashikimeve të fundit, nga fillimi i javës së ardhshme pritet të depërtojnë masa të ftohta ajrore nga veriu i kontinentit që do të kushtëzojnë mot më të ftohtë, me mundësi edhe për reshje shiu dhe bore.

    Meterologët thonë se fundjava do të duket si “ditë për plazh” pasi temperaturat do të shënojnë deri në 19 gradë në Prishtinë.

    Në Shqipëri, ndërkaq, moti shkon edhe më tej, pasi raportohet se gjatë dy ditëve të fundjavës temperaturat pritet të arrijnë deri në 25 gradë./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!