×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj e Meta së bashku për të folur për interesin kombëtar – a po e thumbojnë Thaçin?

    Reporteri
    21 Prill 2019 | 22:12

    Kryeministri Ramush Haradinaj ka takuar presidentin shqiptar Ilir Meta. Këtë e ka bërë të ditur vet Haradinaj përmes një shkrimi në Facebook, shkruan Reporteri.net.


    “Takim miqësor me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta. Është gjithmonë kënaqësi të diskutojmë bashkë për temat e rëndësishme të interesit kombëtar”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

    Ai nuk ka treguar konkretisht se për ç’tema kanë diskutuar por kur thotë “temat e rëndësishme të interesit kombëtar”, lë të nënkuptohet se ka diskutuar dhe për çështjen e shumëpërfolur të korrigjimit të kufirit me Serbinë.

    Kujtojmë se Meta në tetor të 2018-tës, në fjalën e tij në OKB por edhe në Uashington, është shprehur kundër idesë së ndryshimit të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë.

    Lidhur me këtë, Meta kishte folur në një intervistë për VOA duke thënë se tema e ndryshimit të kufijve është humje kohe dhe në rastin më të keq do të rrezikonte rihapjen e “Kutisë së Pandorës” në Ballkan.

    “Besoj se ka pasur një debat të gjerë dhe natyrisht edhe interpretime apo spekulime nga më të ndryshmet. Ndaj kam thënë që në rastin më të mirë kjo është humbje kohe, kjo tema e ndryshimit të kufijve. Në rastin më të keq na rrezikon që të rihapim “Kutinë e Pandorës” në Ballkan”, kishte deklaruar Meta.

    Ai kishte thënë se nuk duhet harruar arsyen se përse është nisur dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    Kujtojmë se edhe Haradinaj është kundër prekjes së kufijve pasi mendon se prekja e tyre mund të bëhet vetëm me luftë dhe sipas tij çështja e vetme që mund të diskutohet me Serbinë është njohja reciproke./Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!