×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    Miftaraj: Siguria kombëtare nuk mbrohet përmes konferencave, Osmani e sulmoi Gjykatën Kushtetuese

    Reporteri
    05 Gusht 2025 | 17:59

    Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka reaguar pasi Presidentja Vjosa Osmani tërhoqi kërkesën që e kishte dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese, pasi gjyqtar raportues në këtë lëndë u caktua Radomir Laban.

    Miftaraj ka thënë se Presidentja Osmani me konferencën e sotme sulmoi Gjykatën Kushtetuese, teksa tha se siguria kombëtare nuk mbrohet kështu, shkruan Reporteri.net.

    “Sidoqofte, siguria kombetare ruhet dhe mirembahet nga autoritetet kompetente e kurre permes politizimit te GJK dhe sulmeve te tilla nga Presidenca. Gabim dhe ndertim I nje kulture te re qe cenon rende pavaresine dhe integritetin e Gjykates Kushtetuese”, ka shkruar Miftaraj.

    Osmani tha se Laban ka një veprimtari të rrezikshme në vitet 2018, 2021 dhe 2024 dhe se këto informacione zyrtare janë dorëzuar nga institucionet e sigurisë./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!