×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri i Brendshëm tregon nëse do të shkarkohet

    Reporteri
    04 Prill 2019 | 16:27

    Kanë kaluar gjashtë muaj që kur Aleanca Kosova e Re ka emëruar ministrin e ri të Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafën. Emërimi i tij erdhi pas shkarkimit që Behgjet Pacolli i bëri Bejtush Gashit.


    Ndonëse gjatë ditës së djeshme, u raportua që Pacolli ka disa pakënaqësi me punën e ministrit Mustafa, dhe që po ashtu ka kërkuar shkarkimin e tij.

    Mirëpo, ministri i MPB-së, ka mohuar një gjë të tillë.

    “Jo nuk ka asgjë të vërtetë, nuk ka kërkuar shkarkimin tim”, ka deklaruar Mustafa për Telegrafin.

    Edhe sekretari i përgjithshëm i AKR-së, Vesel Makolli ka pohuar se nuk kanë marrë asnjë kërkesë që Mustafa ta lirojë pozitën të cilën e mbanë.

    “Nuk ka asnjë kërkesë për shkarkimin e ministrit Ekrem Mustafa. Mosmarrëveshjet eventuale që kanë mundur t’i kenë nuk kanë të bëjnë më partinë”, theksoi ai.

    Kujtojmë që AKR, deri tani ka ndërruar tre ministra në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

    Fillimisht ishte Flamur Sefaj, i cili është shkarkuar nga kryeministri pas skandalit me dëbimin e gjashtë turqve nga Kosova, dhe më pas në vend të tij kishte ardhur Bejtush Gash, i cili po ashtu u lirua nga detyra.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!