×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri serb ‘provokon’ Haradinajn, indirekt i kërkon shkarkimin

    Reporteri
    09 Prill 2019 | 10:40

    Pas Vesna Mikiqit e cila u shkarkua nga kryeministri Haradinaj pasi që shkruajti në Facebook se “NATO me fushatën ajrore kundër Jugosllavisë kreu një gjenocid të qëllimshëm”, ministri i MAPL-së në Qeverinë e Kosovës Ivan Teodosijevic e ka ndjekur rrugën e ish-zëvëndësministres, edhe duke e pasur paraysysh rastin e shkarkimit, shkruan Reporteri.net


    Madje në datën që kujtonte 20 vjetorin e bombardimeve të Nato-s, ministri Ivan Teodosijevic nuk ka ngurruar t’i quaj quaj shqiptarët terroristë, ndërsa masakrën e Reçakut e quan të trilluar. Ai ka akuzuar se populli i Kosovës ka bërë krime ndaj popullatës serbe në Kosovë, e po ashtu edhe ndaj policisë serbe.

    “Arsyeja për agresion në shtetin tonë ka qenë e ashtuquajtura katastrofë humanitare në Kosovë e Metohi. Masakra e Reçakut ishte trillim, kurse janë terroristët shqiptarë atë që trilluan gjithë këtë dhe bënë krimet më të mëdha në Kosovë e Metohi. Për këtë, sot askush nuk ka dhënë përgjegjësi. Kanë bërë krime para agresionit të NATO-s, kanë vrarë shtëpiak të mirë serbë dhe policë në vendin e tyre të punës. Gjakpirjen e tyre e kanë vazhduar edhe gjatë agresionit dhe pas ardhjes së misionit të ashtuquajtur paqësor në Kosovë e Metohi” ka thënë Teodosijeviq në Zveçan, deklaratë e cila dëgjohet në një kronikë lajmeve të Zërit të Amerikës, edicioni në gjuhën serbe.

    Kujtojmë se gjatë luftës së vitit 1999 forcat serbe kanë dëbuar nga Kosova afro 1 milion shqiptarë, kanë vrarë rreth 12 mijë civil. Bombardimet e NATO-së ndaj caqeve serbe kanë zgjatur për 78 ditë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!