×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri Tahiri: Edhe 60 kosovarë gjenden në Siri

    Reporteri
    25 Prill 2019 | 20:47

    Ministri i Punëve të Brendshme Abelard Tahiri ka treguar detaje për operacionin e kthimit të 110 qytetarëve nga Siria.


    Ai ka deklaruar se nuk do kishin arritur te një punë e tillë pa punën e AKI-së e policinë, vazhdimësi e punës së institucioneve që janë marrë me këtë çështje direkte.

    “Partnerin kyc e kemi pasur Amerikën por edhe shtetet tjera që janë aleancë kundër terrorizimit, por me rol të veçantë të SHBA”, ka deklaruar Tahiri për T7, shkruan Reporteri.net.

    Ai ka thënë se të kthyerit duhet trajtuar përmes organeve të drejtësisë, dhe viktimat duhet te rehabilitohen.

    “Një pjesë e këtyre grave kanë qenë të manipuluar se do udhëtojnë në Gjermani apo për pushime në Turqi. Ka evidencë penale për njerëz të cilët edhe janë kthyer për krimet që i kanë kryer”, ka deklaruar Tahiri.

    Ministri Tahiri ka treguar se afërisht që numri i personave që mendohet se janë gjallë janë edhe 60 persona që janë gra e fëmijë dhe luftëtarë të kapur.

    Kujtojmë se mbrëmë kryeministri Ramush Haradinaj poashtu ka folur për operacionin e kthimit të 110 qytetarëve nga Siria.

    Ai ka treguar se çdo gjë është bërë në mbikëqyrjen e tij të plotë.

    “Ky proces ka zgjatë qe gjashtë muaj, e kemi mbajt larg opinionit. Këta njerëz janë kthy me vetëdëshirë, askush nuk mund t’i merr dhunshëm. Askush s’ka hypur në aeroplan pa nënshkrim të tyre”, ka deklaruar Haradinaj.

    Kujtojmë se këta janë kthyer të premten së bashku me 106 gra e fëmijë me një operacion të Kosovës me SHBA-në, ku kjo e fundit i ka sjell me avion ushtarak në aeroportin e Prishtinës siç ka raportuar gazeta online “Reporteri.net”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!