Për Besa Shahinin muajt e fundit ishin mjaft intensivë, dhe jo vetëm në jetën profesionale ku mori ngritje në detyrë.
Ajo edhe në jetën personale ka vendosur të bëjë ndryshime, pasi që nga dita e sotme ajo nuk është më beqare, shkruan Reporteri.net.
Ministrja Shahini ka lidhur sot kurorë në Prishtinë me deputetin e PSD-së, Dardan Molliqajn, me të cilin kanë një lidhje disavjeçare.
Fotografinë nga kurorëzimi i sotëm nga Komuna që udhëhiqet nga bashkëpartiaku i Molliqajt, Shpend Ahmeti, e ka publikuar vetë Shahini.
Sidoqoftë, është raportuar gjatë ditës se martesa e ministres së Edi Ramës dhe deputetit Molliqaj do të kremtohet me një festë në Tiranë./Reporteri.net