×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministrja serbe nuk e lëshon flamurin e Kosovës nga dora

    Reporteri
    23 Prill 2019 | 23:06

    Në muajin shkurt të këtij viti, serbja Dijana Ziviq mori detyrën e Ministres së Bujqësisë, Pylltarisë e Zhvillimit Rural. Ajo zëvendësoi Nenad Rikallon në këtë ministri.


    E ministrja Ziviq që e trashëgoi këtë post, e mori detyrën para disa javësh nga Ramush Haradinaj.

    Në Ditën e Komunitetit Truk, në një koktej rasti, Ziviq u paraqit pranë kolegëve me flamurin e Kosovës në dorë.

    Kujtojmë se pas emërimit të Ziviq në këtë post pas shkarkimit të Rikallos kishte reaguar edhe presidenti serb Aleksandër Vuçiq i cili kishte thënë se Haradinaj e ka bërë ministre “serben private”, dhe se, sipas tij, Serbia këtë nuk do ta pranojë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!