×
  • Lajme
  • Lajme

    Miratohen tri nisma për njohje të patentë-shoferëve jashtë vendit

    Reporteri
    23 Prill 2019 | 16:49

     

    Mosnjohja ndërkombëtare e dokumenteve personale të Kosovës është bërë shqetësim i madh për shumë qytetarë të Kosovës, të cilët jetojnë jashtë vendit.


    Autoritetet në Kosovë thonë se që nga viti 2013 kanë filluar negociatat me disa nga vendet e Bashkimit Evropian që të arrijnë marrëveshje reciproke për njohje ndërkombëtare të dokumenteve personale të Kosovës, konkretisht për njohje të patentë-shoferëve.

    Duke parë këtë shqetësim Qeveria e Kosovës të martën ka miratuar nismat për lidhje të marrëveshjeve ndërkombëtare me Malin e Zi, Zvicrën dhe Francën, për njohje reciproke të patentë-shoferëve. Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, kryeministri Ramush Haradinaj.

    Postimi i Haradinajt pa ndërhyrje:

    Me tri vendime të veçanta, kabineti qeveritar ka miratuar nismat për lidhje të marrëveshjeve ndërkombëtare me Malin e Zi, Zvicrën dhe Francën, për njohje reciproke të patentë shoferëve.

    Në Mbledhjen e sotme të Qeverisë është miratuar ndryshimi dhe plotësimi i udhëzimit administrativ për masat e veçanta për lehtësimin e regjistrimit të pronës së paluajtshme të përbashkët në emër të dy bashkëshortëve.

    Po sot, miratim ka marrë edhe nisma për amendamentimin e Marrëveshjes për themelimin e programit kornizë për bashkëpunim financiar të Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Hungarisë. /Lajmi.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!