×
  • Lajme
  • Lajme

    Molliqaj – Konjufcës: Për SHIK-un nuk do të shpëtojë as Burdushi

    Reporteri
    04 Prill 2019 | 22:28

    Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj vazhdon ta mbron fuqishëm deklaratën e tij se Glauk Konjufca dikur kishte qenë pjesë e Shërbimit Informativ të Kosovë, çka vetëvendosësi e mohon kategrikisht dhe ka bërë padi siç thotë për shpifje.


    Molliqaj ka thënë se nuk e di pse Konjufca nuk po e pranon këtë të vërtetë, duke shtuar se është i gatshëm të përballet me të sy më sy për këtë çështje.

    ‘’E di edhe Glauku është t’u prit, nuk ka me ikë kurgjo, seanca ka me u majt shumë shpejtë, unë kam kërku prej tij që nuk du në studio me lujt ping pong, por do t’i them të gjitha në Kuvend. Nuk e di pse nuk po e pranon dhe pse nuk e ka pranu. Nuk e di pse ka hy në një betejë pa nevojë’’, ka thënë Molliqaj për Dukagjinin.

    Tutje Molliqaj tha se Konjufcën s’do ta shpëtojë as Burdushi, as Kadri Veseli e as Gjykata.

    “Unë po them kështu, prej asaj të vërtetë ai nuk ka shancë me shpëtu as prej gjykate, as prej shefit të vetë, e as prej Burdushit”, ka deklaruar Molliqaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!