Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti nuk është pritur mirë në komunën e Skenderajt.
Gjatë qëndrimit të tij atje, qytetarët janë dëgjuar duke brohoritur “UÇK, UÇK”, “Thaçi, Thaçi”.
Në një video të publikuar shihet se si Kurti gjuhet me vezë, i cili ka shkuar atje për fushatë.
Si pasojë e këtij presioni, ai është larguar nga tubimi në Skënderaj.