Çështja e liberalizimit të vizave vazhdon të jetë ndër temat kryesore që politikanët i rikthehen për të folur.
Së fundmi këtë e ka bër kryeparlamentari, Kadri Veseli, i cili në një intervistë për gazetën austriake “Der Standard”, ka folur për (mos) heqjen e vizave për Kosovën.
Ai ka shprehur kritika në drejtim të Bashkimit Europian për qasjen ndaj Kosovës.
Sipas tij, është e pakuptueshme që të mos hiqen vizat kur të gjitha kushtet e kërkuara janë plotësuar.
“Ku është dinjiteti i BE-së, ku janë vlerat?” pyet ai.
“BE duket se është në një krizë të madhe, sepse një vend në Europë me 1.7 milion banorë, që janë shumë pro-evropian, tani duhet të paguajë për këtë krizë”, tha Veseli. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.