Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ia ka ndërprerë fjalën kreut të Qeverisë, Albin Kurti, duke i kërkuar që të kthehet në temë.

Musliu ia ka kapur mikrofonin Kurtit dhe nuk e ka lejuar që të flasë.

“Mos na shit përralla, kthehu në temë”, i tha ajo kryeministrit duke i thënë se nëse nuk flet për naftën, do t’ia ndërpres fjalën përsëri.

Reklamë

Kryesuesi i seancës Ardian Gola ka reaguar lidhur me situatën, duke thënë se nuk mund t’i përcaktohet kryeministrit se çfarë flet.