×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    Moskonstituimi i Kuvendit, Qalaj: S’po shoh sinjal për ndryshim, Kosova është duke humbur shumë

    Reporteri
    17 Korrik 2025 | 10:43

    Rashit Qalaj, deputet i PDK-së ka thënë se Kosova po humb shumë me moskonstituimin e Kuvendit të Kosovës, derisa përmendi se vendi po rrezikon edhe fond prej 900 milionë euro nga Plani i Rritjes, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Ai tha se s’po sheh asnjë sinjal se do të ketë ndryshime në seancën e sotme.

    “Qytetarët e Kosovës me të drejtë janë shqetësuar, pasi Kosova është duke humbur shumë. Kosova është duke rrezikuar një fond prej 900 milionësh nga Plani i Rritjes. Nuk po shoh ndonjë sinjal që ka ndonjë ndryshim. Nuk ka ndonjë tentativë për marrëvehsje politike. Për PDK-në kjo është e papranueshme”, tha Qalaj.

    Për takimin e paralajmëruar mes Fatmir Limajt të Nismës dhe kryetarit të VV-së, Albin Kurti, Qalaj tha se takimet është diçka e mirë që ndodhin.

    “Mendoj që takimet duhet të ndodhin dhe është mirë të ndodhin që sa më shpejt të kemi institucione funksionale që kryejnë punën e tyre.

    Çka varet nga ne është që jemi të hapur të takohemi kurdo. PDK do të jep kontributin gjithmon sa herë ka iniciativa për marrëveshje politike”, tha deputeti i PDK-së.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!