×
  • Lajme
  • Lajme

    Moti po ndreqet, këto janë temperaturat për të premten

    Reporteri
    18 Prill 2019 | 23:45

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se ditët me shi po lihen pas dhe se temperaturat maksimale do shënojnë rritje ditët e ardhshme, me ç’rast nesër do të lëvizin të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë Celsius, shkruan Reporteri.net.


    “Pas gjithë këtyre reshjeve të cilat kanë përfshirë pjesën dërmuese të vendit, situata meteorologjike vije drejtë stabilizimit. Kjo si pasojë e depërtimit të masave ajrore me presion të lartë mbi vendin tonë, të cilat do të mbesin të qëndrueshme deri në fundjavë. Rreziku nga paraqitja e temperaturave të ulëta me vlera negative kaloi. Edhe pse reshjet e shiut të cilat vende-vende u shoqëruan me breshnizë, nuk kanë ndikuar dukshëm në dëmtimin e sektorit të pemëtarisë. Ndonëse në viset malore ishin regjistruar temperatura rreth zeros, por intervali kohor i atyre temperaturave ishte i shkurt, gjë që nuk kanë krijuar dëme në pemëtari. Temperaturat maksimale bashkë me ato minimale dita-ditës do të shënojnë ngritje të lehta. Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

    Më tej thuhet se cilësia e ajrit do të jetë në kufijtë e vlerave të shëndetshme, kjo si rezultat i aktiviteteve meteorologjike gjatë ditëve të fundit.

    “Indeksi UV do të jetë i lartë por jo në kufijtë e rrezikut. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-8m/s”, njofton IHMK. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!