Punësimi i djemve, vajzave, kunatave dhe të afërmve të tjerë në Telekomin e Kosovës, nuk u ka bërë përshtypje fare deputetëve për ta nisur punën Komisioni Hetimor Parlamentar për Telekomin.
Në mungesë kuorumi, ky komision dështoi që në nisje, pasi aty nuk u paraqiten shumica e deputetëve të partive në pushtet.
Deputetët Shkumbin Demaliaj dhe Bekim Haxhiu, nuk u paraqitën fare në takim dhe as që kishin njoftuar se do të mungonin, derisa Fikrim Damka dhe Milaim Zeka kanë qenë në udhëtim zyrtar, raporton ktv.
Ende pa u definuar puna e Komisionit Hetimor, kryetari i këtij komisioni, Visar Ymeri, ka theksuar se do të hetohen kontrata të dëmshme të lidhura me palët e treta dhe instalimi i nepotizmit në këtë ndërmarrje.
Pas këtij hapi, Ymeri ka thënë se mund të shqyrtohet edhe mundësia e shkarkimit të Bordit të Telekomit.
Ndërkaq, në mesin e dëshmitarëve për të dëshmuar për atë që ka ndodhur ndër vite në Telekomin e Kosovës, anëtarja e Vetëvendosjes në këtë komision, ka thënë se do ta ftojnë edhe ish-kryeministrin Hashim Thaçi.
Gjatë muajve shkurt-mars të këtij viti, Kohavisioni ka raportuar për punësimin e familjarëve të partive në pushtet në Telekomin e Kosovës. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.