×
  • Lajme
  • Lajme

    MUP-i serb ndal në kufi këshilltarin e kryeministrit Haradinaj

    Reporteri
    25 Prill 2019 | 13:28

    baPartia e Pavarur Liberale Serbe ka njoftuar se sot në vendkalimin kufitar tek Dheu i Bardhë është ndaluar një pjesëtar i kësaj partie i cili njëherësh është edhe këshilltar politik për komunitete i kryeministrit Ramush Haradinaj, shkruan Reporteri.net.


    Sipas njoftimit të partisë, pjesëtarët e MUP-it serb e kanë ndaluar Srgjan Jovanoviqin në rrugën që çon nga Vranja duke i thënë se kanë urdhër që ta mbajnë sepse “dikush duhet të zhvillojë një bisedë me të”.

    Njoftohet se Jovanoviq tash e një orë po mbahet i ndaluar gjersa thuhet se në rrugë ndodhej për arsye personale.

    Kujtojmë se muajve të kaluar në vendkalimin kufitar në Merdare nga ana e MUP-it serb janë ndaluar dhe marrë në pyetje edhe kryetari dhe anëtarët e Komitetit Qendror të Partisë së Pavarur Liberale, Sllobodan Petroviq, Boban Stankoviq, Nebojsha Jakovleviq dhe Sreqko Spasiq.

    Partia Liberale Serbe në njoftimin e saj thotë se nuk i kupton arsyet e maltretimit për herën e pestë të zyrtarëve të saj. Kjo parti kërkon shpjegime nga presidenti i Serbisë, kryeministrja dhe Shefi i Agjencisë Informative, se për çfarë arsye zyrtarët e lartë të kësaj partie mbahen në pikëkalimet kufitare drejt Serbisë.

    Po ashtu kjo parti në lidhje me këtë rast kërkon edhe reagimin e Bashkimit Evropian dhe të institucioneve të tjera ndërkombëtare./Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!