×
  • Lajme
  • Lajme / Tremujori i dytë

    Murati: Ekonomia e vendit ka vazhduar rritjen me 4.27%, politikat tona po funksionojnë

    Reporteri
    20 Shtator 2024 | 19:30
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Ministri i Financave, Hekuran Murati

    Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se ekonomia e vendit ka vazhduar rritjen edhe në tremujorin e dytë të këtij viti me 4.27 përqind, shkruan Reporteri.net.

    Sipas Muratit, ky është sinjal që politikat e qeverisë për mbështetje të bujqve, për mbështetje të bizneseve prodhuese, dhe masave mbështetëse të punësimit po funksionojnë.

    “Pas rritjes së theksuar në tremujorin e parë me 5.62%, ekonomia e vendit ka vazhduar rritjen edhe në tremujorin e dytë të këtij viti me 4.27% në terma realë sipas ASK-së, duke performuar dukshëm mbi projeksionet për rritje prej 3.8%-3.9%.

    Pas ngadalësimit dhe uljes së inflacionit tani në nivelin prej nën 2%, aq sa është edhe synimi i Bankës Qendrore Evropiane, bizneset dhe ekonomia e vendit po kthehen në trajektoren e rritjes më të shpejtë, aty ku edhe nisëm pas pandemisë”, ka shkruar Murati.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!