Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka përmendur deklaratën e Presidentes Vjosa Osmani “kemi shkatërruar mbi 900 banda kriminale”.
“Të vetmet banda që nuk i ke shkatërruar por i ke pozicionuar në krye të shtetit janë Albin Kurti dhe banda e tij”, ka thënë Musliu para gazetarëve në nisje të seancës në Kuvend.
Sipas deputetes së PDK-së, në zgjedhjet e ardhshme Lëvizja Vetëvendosje do të jetë në opozitë.
/Reporteri.net/