×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa për zgjedhjet në LDK: Tregon se kush ka të drejtë të kandidojë për kryetar

    Reporteri
    03 Prill 2019 | 16:18

    Zgjedhjet në LDK po afrojnë dhe gara për të parin e kësaj partie ka filluar të intensifikohet edhe pse ende nuk ka asnjë kandidaturë zyrtare.


    Kryetari i kësaj partie, Isa Mustafa, ka reaguar lidhur me këtë proces, duke e bërë të qartë se në çfarë forme shpallen kandidaturat për kryetarë të degëve, e edhe ato për kryetar të partisë.

    Ai përmes një statusi në Facebook, ka thënë se kandidaturat për kryetar të partisë mund të bëhen vetëm në kuvendin qendror të LDK’së, shkruan reporteri.net.

    “Zgjedhjet e brendshme në LDK synojnë forcimin e mëtejmë të kësaj Lidhjeje, që gëzon besimin më të madh në Kosovë. Po informohem çdo ditë se kemi një proces të suksesshmë dhe demokratik dhe një interesim të gjerë për anëtarësime të reja në LDK. Fokusimi ynë është në zgjerimin e LDK-së, në zgjedhje të sukseshme në nëndegë dhe në degë. Kandidimet për kryetarë të degëve dhe për Kyetar të LDK-së, sipas Statutit, do të bëhen në Kuvendet e degëve, përkatësisht atë qendror të LDK-së”, ka thënë Mustafa.

    Sipas tij, deri më tani nuk ka asnjë kandidat për kryetar, dhe ai personalisht nuk është kryetar në largim, por kryetar me kompetenca të plota i LDK’së.

    “Tani LDK-ja nuk ka kandidatë për kryetarë e as kryetarë në largim. Zgjedhjet i fillon dhe i kryen LDK-ja duke e respektuar vullnetin e shumicës. Ky vullnet do të dihet pasi të përmbyllet procesi në degë. Prandaj kandidatët i shpall LDK-ja duke respektuar vullnetin e çdonjërit. Do tu isha mirënjohës gjithë atyre që e respektojnë këtë proces“, ka thënë Mustafa. /reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!