×
  • Lajme
  • Lajme

    Nakarada kujton 16 burrat e familjeve Mirena e Rama që u masakruan nga serbët

    Reporteri
    21 Prill 2019 | 19:55

    32 fëmijë të familjeve Mirena e Rama nga Nakarada e Komunës së Fushë Kosovës, mbeten pa baballarë, më 21 prill të vitit 1999.


    Të njëjtin fat e përjetoi edhe Gentiana Mirena, e cila ishte vetëm 5-vjeçare kur forcat serbe ia vranë babanë.

    Ajo tregon për vështirësitë që kaloi për këto 20 vjet.

    E, Sherife Mirena, e cila humbi burrin e saj, thotë se e kishte shumë të vështirë t’i rriste e vetme katër fëmijët e saj.

    Mbrëmjen e 21 prillit të vitit 1999, 16 burrat e familjes Mirena dhe Rama, forcat serbe i ndanë nga familjarët e tyre për t’i vrarë e masakruar, raporton ktv.

    Dy dekada dhimbje e mall, kanë gratë të cilat humbën fëmijët e burrat e tyre.

    Drejtësi për zbardhjen e krimeve të bëra nga shteti serb, vazhdojnë të kërkojnë familjarët edhe pas 20 vjetësh.

    Në nderim të të vrarëve të këtyre familjeve, të pranishëm për homazhe u panë vetëm anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje nga kjo komunë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!