×
  • Lajme
  • Lajme

    Naser Rugova tregon nëse LDK i frikësohet zgjedhjes së Lutfi Hazirit kryetar i partisë

    Reporteri
    21 Prill 2019 | 18:53

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova, thotë, se në LDK nuk ka përçarje të brendshme dhe se shumë shpejt do ta zgjidhë një kryetar që do të jetë unifikues për partinë dhe gjithë të tjerët do të rreshtohen pas tij.


    Sipas deputetit, mendimet personale të individëve nuk do të përfaqësojnë qëndrimin e LDK-së në lidhje më korrigjimin apo shkëmbimin e territoreve, gjë që e bën të pamundur hedhjen e kësaj çështje në tavolinë me Serbinë.

    “Lidhja Demokratike e Kosovës ka një logjikë institucionale dhe ne i respektojmë edhe si lidership i partisë, por edhe si grup parlamentar i LDK, i respektojmë vendimet e organeve të LDK-së. Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ne kemi dal me orientime sa i përket dialogut dhe shkëmbimit të territoreve. LDK zyrtarisht deklaroi se është kundër shkëmbimit të territoreve me cilindo shtet. Qëndrim zyrtar i LDK-së është mosprekshmëria e kufijve, sovranitetit të Kosovës dhe rendit kushtetues”, ka deklaruar Rugova për lajmi.net.

    I pyetur nëse LDK i frikësohet zgjedhjes së Lutfi Hazirit, i cili ka shprehur hapur se është pro bashkimit të Luginës së Preshevës me Kosovën, Rugova ka thënë se edhe po të zgjidhej Haziri në krye të LDK-së ai do të veprojë sipas qëndrimit të partisë.

    “Zotëri Haziri sigurisht që do ta respektojë vullnetin e elektoratit të LDK-së dhe të strukturave të LDK-së. Qëndrimet dhe vendimet e organeve udhëheqëse, në këtë rast, e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, janë obligative për Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe duhet t’i subordinohen edhe kryetari edhe nënkryetarët edhe anëtarët e kryesisë edhe ne si të zgjedhur”, ka thënë më pas deputeti i LDK-së.

    Duke hedhur poshtë të gjitha pretendimet se LDK është e ndarë në grupe, Rugova ka thënë se “ka ambicie të figurave të shquara të LDK-së që të garojnë për të parin e LDK-së”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!