Tre persona janë ndaluar në fshatin Tërstenë të Kamenicës, nën dyshimin se kanë kaluar ilegalisht kufirin Serbi-Kosovë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 22 nëntor, rreth orës 11:05.
Të dyshuarit, dy shtetas serbë dhe një kosovar, dyshohet se e kanë kaluar kufirin me automjet.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të tre janë liruar dhe rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt.
Raporti i plotë:
KALIM I PAAUTORIZUAR I VENDKALIMEVE KUFITARE OSE VIJËS KUFITARE
Fsh.Tërstenë, Kamenicë 22.11.2026-11:05. Janë ndaluar tre të dyshuar dy meshkuj serb dhe një mashkull kosovar pasi që të njëjtit me automjet dyshohet se kanë kaluar ilegalisht kufirin Serbi-Kosovë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.